Lidhje

Tiranë: Ngec procesi i bisedimeve për zhbllokimin e krizës zgjedhore


Në Shqipëri procesi i bisedimeve për zhbllokimin e krizës zgjedhore ngeci në vend. Pas përafrimit të qendrimit të palëve, në përfundim të bisedimeve maratonë, të zhvilluara të mërkurën gjatë gjithë natës, e djathta iu rikthye pozicionit të mëparshëm duke i konsideruar kërkesat e opozitës “absurde”.

Presidenti Alfred Moisiu ka vazhduar ndërkohë përpjekjet dhe ka mbajtur kontakt me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të cilët po ndjekin me vëmendje të gjitha zhvillimet.

Bisedimet pritet të rinisin të premten dhe opozita ka kërkuar që në tryezë të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Sali Berisha. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG