Lidhje

Sesion dëshmish në Kongres mbi strategjinë e presidentit Bush mbi Irakun


Anëtarët e Kongresit amerikan i kërkuan Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gejts të përgjigjej se përse Uashingtoni duhet t’u besojë premtimeve të reja të Irakut se do të frenojë dhunën sektare kur deri tani premtime të tilla nuk janë mbajtur.

Zoti Gejts dhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Piter Pejs po u përgjigjen për të dytën ditë pyetjeve të një komisioni të senatit lidhur me planin e presidentit Bush për të dërguar 20 mijë trupa shtesë në Irak.

Gjenerali Pejs tha sot se ndyshimi i rëndësishëm në planin e propozuar është se komandantët irakianë kanë premtuar të punojnë kundër gjithë elementëve kriminalë, pavarësisht nëse janë suni apo shiitë. Mbështetja publike për luftën vazhdon të bjerë dhe drejtuesit e Kongresit të kontrolluar nga demokratët e kanë kritikuar ashpër planin e presidentit Bush për të dërguar trupa shtesë. //lk

XS
SM
MD
LG