Lidhje

Uashingtoni premton angazhim më të madh për zgjidhjen e kofliktit izraelito-palestinez


Sekretarja amerikane e shtetit Condoliza Rajs i premtoi presidentit palestinez Mahmud Abas se Uashingtoni do ta rrisë angazhimin në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.

Zonja Rajs foli sot në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Abas pas një takimi në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Sekretarja Rajs tha se administrata e Presidentit Bush do ta marrë parasysh kërkesën për një angazhim më të madh amerikan në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Zoti Abas i ka thënë sekretares Rice se është kundër krijimit të një shteti palestinez me kufij të përkohshëm.

Zyrtarët izraelitë kanë propozuar shpalljen e një shteti palestinez me kufij të përkohshëm, mesa duket brenda murit të sigurisë që ka vendosur Izraeli në Bregun Perëndimor.

Pasi u takua me zotin Abas, zonja Rajs shkoi në Aman të Jordanisë dhe u takua me Mbretin Abdullah, i cili u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të angazhohen më shumë për rigjallërimin e procesit të bllokuar të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. //kk//

XS
SM
MD
LG