Lidhje

Presidenti irakian viziton Sirinë pas 26 vjet ndërprerjeje diplomatike


Presidenti i Irakut Jalal Talabani u takua me Presidentin e Sirisë Bashar al-Asad në vizitën e parë që zhvillon në Siri një president irakian në afro 3 dekada. Bagdati dhe Damasku rivendosën marrëdhënie diplomatike në nëntor pas një ndërprerjeje 26 vjeçare.

Gjatë sundimit të Sadam Huseinit, Iraku preu marrëdhëniet me Sirinë në kundërpërgjigje për mbështetjen që Damasku i jepte Teheranit në luftën Irak-Iran gjatë viteve ’80.

Bisedimet u zhvilluan në pallatin presidencial pranë kryeqytetit sirian. Deri tani nuk janë publikuar shumë hollisë, por zoti Talabani pritej t’i kërkonte Presidentit Asad të kontrollonte kufirin e Sirisë në mënyrë që t’i pritej rruga kryengritësve që futen në Irak.

Bisedimet po përqëndrohen edhe në shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve. Uashingtoni e akuzon Sirinë se lejon ekstremistët të futen në Irak për të luftuar përkrah kryengritësve. Damasku e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

XS
SM
MD
LG