Lidhje

BE në kërkim të mënyrave për të penguar imigrimin e paligjshëm


Ministrat e Drejtësisë së Bashkimit Evropian janë mbledhur në Dresden të Gjermanisë për të diskutuar mënyrat si të pengohet imigrimi i paligjshëm, ndërkohë që në vendet e Bashkimit të lejohet hyrja e krahut të kualifikuar dhe të pakualifikuar të punës.

Ministri i Drejtësisë i Bashkimit Evropian, Franco Frattini, po bën thirrje për më shumë ndihma dhe burime për agjencitë përgjegjëse për patrullimin e kufijve me vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë helikopterë, anije dhe aeroplanë.

Disa zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se presin një valë të re imigrantësh të paligjshëm nga Afrika e Veriut për në Ishujt Kanari të Spanjës kur të ngrohet koha.

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë në plan të zhvillojnë bisdime për shtimin e bashkëpunimit mes policive dhe për të shkëmbyer informacion që të pengojnë imigrimin ilegal, ndërkohë që duan të krijojnë një sistem për imigracionin e ligjshëm, në mënyrë që të përballojnë mungesën e krahut të punës në gjithë Bashkimin Evropian. //iç//

XS
SM
MD
LG