Lidhje

Bekam mund ta ndërpresë shpejt kontratën me Real Madridin


Avokatët e yllit anglez të futbollit David Bekam njoftohet se po përpiqen për t’ia ndërprerë para afatit kontratën me Real Madridin, që ai të mund të futet në klubin e futbollit "Galaxy" të Los Anxhelosit.

Kontrata e tij me Madridin përfundon pas gjashtë muajsh, por Bekami do të donte që të futej në skuadrën e tij të re në fillim të sezonit të Ligës amerikane të Futbollit në prill.

Trajneri i Realit, Fabio Kapelo ka thënë se Bekam nuk do të luajë më në ndeshje tani që ka vendosur të shkojë në një ekip tjetër. Ai e kritikoi Bekamin që e nënshkroi kontratën me Galaksin para se të informonte klubin e Madridit.

Bekami njoftoi javën e kaluar se do të luante me klubin e Los Anxhelosit, duke filluar nga muaji gusht. Kontrata e tij pesë vjeçare kap vlerën prej 250 milionë dollarësh, përfshirë rrogat dhe reklamat.//lk

XS
SM
MD
LG