Lidhje

Ekzekutohen dy bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadam Huseinit


Qeveria irakiane tha se ka ekzekutuar dy ndihmës të afërt të ish-presidentit irakian, Sadam Husejn, për rolin e tyre në vrasjen e 148 shiitëve irakianë në fshatin Duxhail në vitin 1982. Një zëdhënës irakian konfirmoi se vëllai nga nëna i Sadamit, Barzan Ibrahim al-Tikriti dhe ish-kryetari i Gjykatës Revolucionare të Irakut, Avad Hamed al-Bandar, u varën sot para agimit.

Zyrtarët thanë se gjatë varjes, koka e Barzanit ishte shkëputur nga trupi. Një video zyrtare e ekzekutimit tregon momentin e këputjes së kokës nga litari. Në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Xhazira, nipi i Barzanit reagoi me zemërim ndaj lajmit të ekzekutimit. Ai përdori një fjalë fyese sektare për të sharë shiitët dhe i akuzoi ata se po përpiqen të hakmerren ndaj myslimanëve suni. Ekzekutimet e sotme bëhen dy javë pas varjes së Sadam Huseinit për vrasjet në Duxhail gjatë një skene kaotike që është bërë shkak për kritika ndërkombëtare.//lk

XS
SM
MD
LG