Lidhje

Gjermania propozon dënimin e mohimit të Holokaustit në BE


Gjermania po shton përpjekjet për të nxjerrë jashtë ligjit mohimin e Holokaustit dhe nxitjen e dhunës raciste në mbarë Bashkimin Evropian.

Ministrja gjermane e drejtësisë, Birgitte Zypies, bashkë-kryetare e takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Dresden, tha dje se është optimiste në lidhje me përparimin drejt një ligji të tillë muajt e ardhhsëm.

Të mohosh vrasjen masive të hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore konsiderohet tashmë vepër penale në Gjermani, Austri, Belgjikë, Francë dhe Spanjë.

Popozimi i Gjermanisë do të kriminalizonte gjithashtu shprehjen e ndjenjave e ideve raciste që synojnë të nxisin dhunë dhe urrejtje kundër një grupi të posaçëm apo personi.

Ministri i Drejtësisë i BE-së, Franco Frattini, tha se është e rëndësishme të ruhet liria e shprehjes, ndërkohë që bëhet e qartë se racizmi është i papranueshëm në Evropë.

Një propozim para dy vjetësh nga Luksemburgu, për nxjerrjen jashtë ligjit në Bashkimin Evropian për shprehjen e ndjenjave raciste, dështoi.

XS
SM
MD
LG