Lidhje

KESH: Do të vazhdojnë përpjekjet për të shtuar importet


Në Shqipëri, Korporata Energjitike Shqiptare tha sot se ajo do të vazhdojë përpjekjet për të rritur importet në mënyrë që të ruajë rezervat e pakta ujore të baseneve të hidrocentraleve.

Drejtori Andi Beli deklaroi se qëllimi kryesor është realizimi i furnizimit me energji të konsumatorëve dhe se në fundjavë pritet të rritet sasia e energjisë së importuar. Por pa një ndryshim të situatës metereologjike nuk mund të shpresohet në një zgjedhje të krizës që ka mbërthyer vendin.

Dje, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Nadir Mohammed kritikoi ashpër Kesh-in duke deklaruar se gjatë vitit të kaluar korporata nuk kishte plotësuar objektivat e vëna dhe se me këtë mënyrë menaxhimi kishte përmbysur gjithçka. Ai u shpreh se treguesit e KESH-it kishin qenë shumë zhgënjyes.

Drejtori Andi Beli tha sot se kriza aktuale ishte e paparashikueshme për shkak të ndryshimit të strukturës së çmimeve në tre mujorin e fundit dhe thatësirës së tejzgjatur.

Ndërkohë që sipas tyre janë zvogëluar humbjet në rrjet dhe se arkëtimet janë ulur vetëm për familjarët pas ndryshimit të strukturës së çmimit. //rd//

XS
SM
MD
LG