Lidhje

Irak: Vriten të paktën 60 persona në një sulm pranë universitetit në Bagdad


Një sulm me dy makina bombë pranë një universiteti në Bagdatin Lindor shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Bombat shpërthyen kur studentët po largoheshin nga universiteti në fund të mësimit. Të paktën 29 persona u vranë në sulme të tjera brenda dhe përreth Bagdadit, përfshirë shpërthime të njëpasnjëshme me bomba pranë një xhamie suni.

Zyrtarët amerikanë thonë se nga një shpërthim në anë të rrugës dje në Irakun verior u vranë 4 ushtarë amerikanë. Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se mbi 34 mijë civilë irakianë humbën jetën nga dhuna në gjithë vendin vitin e kaluar.

Në një konferencë për shtyp sot në Bagdad, zyrtari i lartë i OKB-së Xhani Magaxeni tha se mbi 36 mijë civilë u plagosën në të njëjtën periudhë. Këto shifra janë shumë më të larta sesa ato që ka dhënë qeveria irakiane.//lk

XS
SM
MD
LG