Lidhje

Sekretarja Rajs siguron mbështetjen saudite për planin mbi Irakun


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs siguroi në një farë mase mbështetjen saudite për planin e Shteteve të Bashkuara për stabilizimin e Irakut. Zonja Rajs u takua sot në Riad me Ministrin e Jashtëm saudit, Saud al-Faisal.

Princi al-Faisal tha se vendi i tij i përkrah objektivat e planit të sigurisë, por ai tha se nuk mund të komentonte për mjetet që do të përdoren për ta realizuar atë. Zyrtari saudit tha gjithashtu se vendi i tij i mirëpret pohimet e zonjës Rajs se administrata amerikane po e përtërin angazhimin për të arritur përparim në procesin izraelito-palestinez të paqes.

Zonja Rajs tha të hënën se do të zhvillojë një takim tripalësh me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë brenda 3 ose 4 javësh. Ajo u tha gazetarëve që udhëtojnë me të se takimi do të jetë një rast për të thyer akullin midis dy palëve.//lk

XS
SM
MD
LG