Lidhje

Në Greqi, disa sulme shkaktojnë dëme materiale


Në Greqi, persona të panjohur sulmuan disa objekte, duke shkaktuar dëme materiale por jo viktima. Policia tha se incidenti i parë ndodhi sot herët në rrethinat e Athinës duke dëmtuar një degë të Eurobankës.

Më vonë në Selanik, nga një shpërthim u dëmtuan degët e Bankës së Kursimeve Postare dhe Bankës Emporiki. Nuk janë bërë arrestime lidhur me incidentet dhe autoritetet kanë filluar një hetim.

Sulme të këtij lloji që zakonisht u atribuohen të vetëquajturve anarkistë janë të zakonshme në Greqi. Sulmet janë intensifikuar javët e fundit, por nuk besohet të kenë lidhje me një sulm me raketë kundër ambasadës amerikane të premten.

Autoritetet thanë se arma e përdorur në sulmin e ambasadës ishte një predhë kineze e viteve 70. Ata thonë se një predhë e tillë nuk ishte përdorur në ndonjë sulm tjetër më parë.//lk

XS
SM
MD
LG