Lidhje

Debat: Ku qëndron kufiri mes sigurisë dhe moscënimit të lirive civile


Gjashtë klerikë myslimanë nuk u lejuan të hipnin në një avion linjash të brendshme fluturimi në Shtetet e Bashkuara, pasi personeli i aeroplanit dhe pasagjerët pohuan që sjellja e tyre ishte e dyshimtë. Klerikët, pjesë e komunitetit mysliman në Amerikë, thanë se janë të pafajshëm, dhe se largimi i tyre nga fluturimi tregon përmasat e “frikës dhe paragjykimit” që drejtohet ndaj muslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Gjithësesi, ekspertët e sigurisë dhe njerëz të tjerë mendojnë se shkaqet e një sjelljeje të tillë janë të kuptueshme, pas kërkesave të publikut për masa më të forta sigurimi, pas sulmeve të al-Kaidës në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001.

Incideti ndodhi në nëntor. 6 klerikë musliman nuk u lejuan të udhëtonin me një avion të linjave të brendshme, nga Minesota në Arizona, pasi një pasagjer njoftoi se i pati dëgjuar ata duke kritikuar luftën e Shtetetve të Bashkuara në Irak dhe duke folur me zemërim pranë terminalit të nisjes. Imamët i quajtën të pavërteta thëniet e pasagjerit, dhe thanë se ata thjesht po luteshin përpara fluturimit. Mbasi u morën në pyetje nga FBI-ja dhe Shërbimet Sekrete , ata u lanë të lirë.

Grupet ne mbrojtjetë myslimanëve kanë bërë thirje që incidenti të hetohet. Dhe shumë emra të njohur të komunitetit Mysliman në Amerikë, shprehën shqetësimin se personeli i avionit dhe pasagjerët mund t’i kenë paragjykuar klerikët, vetëm pse janë muslimanë. Por të tjerë thonë se incidenti ishte rezultat i një gjykimi të dobët nga imamët, dhe pandjeshmërisë së tyre ndaj pasagjerëve të tjerë.

Ata të cilët nuk janë dakort me ankesat e myslimanëve, thonë se linjat ajrore amerikane kanë transportuar rreth 2 miliardë e gjysëm pasagjerë, që nga aktet terrortiste të 11 shtatorit 2001, pa i lënë shteg intolerancës etnike apo fetare.

Seth Stodder, i Institutit të Sigurisë Kombëtare në Universitetin Xhorxh Uashington, thotë se agjencitë federale e kanë të ndaluar kategorizimin e njerëzve sipas racave, dhe se vetëm radikalët islamikë synojnë të godasin Shtetet e Bashkuara. Seth Stodder, Universiteti Xhorxh Uashington, Instituti i Sigurisë Kombëtare.

"Ne e dimë që al-Kaida është një organizatë Islamike e cila u ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara. Në këtë kuadër, nuk do të kishte shumë kuptim që të nxirrej nga avioni çdo presbiterian skocez, për t’u mbrojtur nga al-Kaida”.

Xhim Harper, Drejtor për Politikat e Informimit në Institutin Kato, thotë se masat e sigurisë duhet të përqëndrohen në metodat që përdorin terroristët, pavarësisht se kush mund t’i përdori ato. Xhim Harper, Instituti Kato:

“Shembulli më i mirë është forcimi i dyerve në kabinën e pilotit, dhe vendosmëria e pasagjerëve për të mos lejuar rrëmbimin e avionit. Kjo nuk të kërkon të dish se kush do të sulmojë, por na mbron të gjithëve nga një rrëmbim i mundshëm i avionit, siç më 11 Shtator”.

Zoti Harper thotë se, teknikat e reja, mbas 11 shtatorit, që mbledhin informacion vetiak thuajse për çdo njeri që udhëton për në Amerikë, nuk arrijnë të kapin terroristët, por gjithsesi grumbullojnë të dhëna. Jim Harper, Instituti Kato:

“Dy nga autorët e sulmeve e 11 shtatorit dihej që ishin në Amerikë dhe dihej që kishin lidhje me sulmin ndaj luftanijes amerikane në Jemen. Në se sigurimi kombëtar i shteteve të Bashkuara do t’i kishte ndjekur me këmbëngulje,ata mund të ishin kapur”- thotë ai.

Zoti Stoder thotë se është jetike të tregohet që Shtetet e Bashkuara i mirëpresin Arabët dhe Myslimanët. Seth Stoder GWU Instituti i Sigurisë Kombëtare:

“Ekziston një shqetësim se Shtet e Bashkuara po dëmtojnë imazhin e një vendi ku njerëzit trajtohen me drejtësi. Mendoj se më e rëndësishmja në luftën kundër terrorizmit është të përqëndrohesh për të ndryshuar mendimin e njerëzve të thjeshtë në botën Arabe dhe Muslimane për të mos pranuar al-Kaidën; për të ndihmuar krijimin e një shoqërie tolerante, e cila nuk paragjykon njerëzit në bazë të rracës, etnisë dhe besimit.” -thotë ai.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe ai i Transporteve kanë përfunduar një kurs special trajnimi për 45 mijë punonjës të sigurisë nëpër aeroporte, për t’i mësuar me traditat Islamike si pelegrinazhi i përvitshëm mysliman në Mekë të Arabisë Saudite. Të dy departamentet janë duke hetuar rreth incidentit të aeroportit, i ndodhur në muajin nëntor.//lk

XS
SM
MD
LG