Lidhje

Bashkimi Evropian nuk heq embargon e armëve ndaj Kinës


Komisionerja e Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë tha se blloku do të vazhdojë embargon e tij të armëve për Kinën derisa vendi të përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut.

Benita Ferrero-Waldner foli sot në Pekin ku u takua me udhëheqës kinezë për bisedime mbi zgjerimin e marrëdhënieve BE-Kinë. Komisionerja e Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë ritheksoi disa kushte për heqjen e embargos së armëve. Ajo tha se Pekini duhet të ratifikojë Kartën e OKB-së për të Drejtat Civile dhe Politike, të lirojë të gjithë të burgosurit nga protestat në sheshin Tienanmen në vitin 1989 dhe të heqë dorë nga sistemi i burgosjeve i njojur si riedukimi përmes punës.

Embargoja e Bashkimit Evropian për armët u vendos në vitin 1989 në përgjigje të shtypjes së protestave pro-demokracisë nga Pekini në sheshin Tienanmen.

Dje, zonja Ferrero-Waldner u takua me ministrin e jashtëm kinez Li Zhaoxing. Të dy zyrtarët filluan negociatat për një marrëveshje të re partneriteti që do të nxisë bashkëpunimin në tregëti, sigurinë e energjisë, ndryshimin e klimës dhe fusha të tjera.

XS
SM
MD
LG