Lidhje

Tiranë: E majta bashkohet përballë koalicionit të të djathtëve


Në Shqipëri, pas ditësh të tëra bisedimesh të vështira, edhe e majta mundi t’i përfundojë të gjitha marrëveshjet zgjedhore mes partive. Socialistët firmosën të enjten mbrëma marrëveshjen për bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe me socialdemokratët.

Më të vështira, bisedimet ishin me Lëvizjen Socialiste për Integrim të ish-kryeministrit Ilir Meta. Të dyja palët nuk arritën mirëkuptim të plotë për ndarjen e të gjitha bashkive dhe komunave, por ata e përfunduan marrëveshjen duke rënë dakord që në dhjetë komunat e vendit sejcila palë të konkurrojë me kandidatët e saj. Partia e zotit Meta do të ketë kandidatët e vetë që do të garojnë nën siglën e opozitës së bashkuar në 53 komuna e bashki.

Në përfundim të marrëveshjes, zoti Meta deklaroi se ishte i kënaqur me rezultatin e bisedimeve dhe se tani të gjitha partitë e opozitës ishin gati për të hyrë të bashkuara në betejën elektorale kundër së djathtës, e cila paraqitet në zgjedhjet për pushtetin vendor me një koalicion prej dhjetë partish. //az//
XS
SM
MD
LG