Lidhje

Dëme në njerëz dhe materiale nga moti i keq që ka prekur Evropën


Në Evropë vazhdojnë përpjekjet për të riparuar dëmet e shkaktuara pas stuhisë së rëndë dimërore që preku kontinentin. Stuhia ka shkaktuar vdekjen e 45 vetëve, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ka rezultuar në probleme të mëdha për mijëra udhëtarë.

Autoritetet po punojnë për të rikthyer rrymën elektrike, për të ndrequr dëmet dhe për të pastruar mbeturinat, pasi erërat e fuqishme rrëzuan dje pemë e shtylla elektrike.

Erërat me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë rrëzuan pemë duke bllokuar shinat, gjë që shkaktoi për herë të parë ndërprerjen e transportit hekurudhor në mbarë Gjermaninë. Stacioni kryesor hekurudhor i Berlinit është ende i mbyllur, pasi dje ra mbi ndërtesën e stacionit një strukturë çeliku me peshë 2 tonë.

Një rimorkiator francez po përpiqet sot të sjellë në port një anije britanike mallrash, e cila ishte dëmtuar nga stuhia. Helikopterët shpëtuan të 26 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes së dëmtuar në Kanalin Lamansh.

Erërat janë zbutur sot dhe ka rifilluar pjesërisht transporti automobilistik dhe hekurudhor, megjithëse me vonesa të shumta

XS
SM
MD
LG