Lidhje

Shqipëri: E djathta do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore

  • Armand Mero

Në Shqipëri e djathta në pushtet do të hapë zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor që do të zhvillohen më 18 shkurt.

Koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike e Kryeministrit Sali Berisha përbëhet nga 9 parti. Ai synon të përsërisë fitoren e 3 korrikut të vitit 2005, që e ktheu atë në pushtet pas tetë vjetësh, dhe të marrë kontrollin e bashkive e komunave të vendit.

Por beteja e vërtetë do të zhvillohet në Tiranë, ku përballë kandidatit demokrat, ish-ministrit të brendshëm, Sokol Olldashi, do të jetë kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, që njëkohësisht është edhe udhëheqësi i opozitës së majtë. //az//
XS
SM
MD
LG