Lidhje

6 milion votues të regjistruar për zgjedhjet në Serbi


Në Serbi, më shumë se 6 milionë votues janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen nesër. Sondazhet tregojnë se tri parti kryesore, Partia Nacionaliste Radikale Serbe, Partia Demokratike pro-evropiane dhe Partia Demokratike e Serbisë me pikëpamje konservatore pritet të fitojnë shumicën e votave, por asnjë parti nuk pritet të fitojë më shumë se 30 përqind të votave.

Statusi i ardhëshëm i Kosovës është një nga çështjet kryesore. Shumica dërrmuese shqiptare në Kosovë kërkon pavarësinë. Partia Demokratike e Serbisë, e kryeministrit serb, Vojsllav Koshtunica, kundërshton me forcë shkëputjen e Kosovës. Të njëjtin qëndrim ka edhe Partia Radikale.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shqetësohen se një fitore e nacionalistëve mund të shkaktonte destabilizim në rajon. Zyrtarët perëndimorë kanë shprehur mbështetjen për Partinë e Demokratike të moderuar të presidentit Boris Tadiç. //rd//

XS
SM
MD
LG