Lidhje

E djathta ektreme në parlamentin evropian


Ligjvënësi konsevator gjerman Hans-Gert Poettering është presidenti i ri i Parlamentit Evropian. Përmes një votimi të martën, anëtari i partisë të kristianëve demokratë zëvendësoi socialistin spanjoll Joseh Borrell pas një marrëveshje për ndarjen e pushtetit që fraksionet konservatore dhe socialiste arritën në vitin 2004. Poettering është një përkrahës i fortë i Bashkimit në Evropë. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Nina Maria Potts, ka një zë të ri përçarjes brenda radhëve të parlamentit evropian.

Ata janë të rrahurat e zemrës së demokracisë evropiane. 785 përfaqësues të zgjedhur nga 27 vendet e BE-së, takohen këtu në parlamentin evropian në Bruksel dhe Strasbourg për të debatuar ligjet e BE-së, për ti miratuar apo rrëzuar ato. Tani do të dëgjohet gjithashtu zëri i të djathtës ekstreme, falë një grushti të ri përfaqësuesish të rinj rumunë dhe bullgarë.... vendet e të cilëve hynë në BE më 1 janar të këtij viti.

Grupi i ri e quan veten “Identiteti, Tradita dhe Sovraniteti”. Ai ka arritur kuotën minimale me 20 anëtarë nga shtatë vende të ndryshme dhe pretendon se flet për 27 milionë qytetarë evropian... të cilët thotë grupi besojnë në vlerat tradicionale të familjes së krishterë. Platforma e tij është anti-emigracioni dhe është gjithashtu kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësi i grupit është Bruno Gollnisch, anëtar i frontit kombëtar francez, i dyti në komandë. Gollnisch mohon kategorikisht çdo sugjerim se anëtarët e grupit të tij janë ektremistë: "Nuk jemi aspak racistë. Kemi kundërshtarë dhe armiq, politik dhe tradicional... parti politike, përfshi partitë socialiste dhe komuniste dhe është e qartë se është në interesin e tyre të gënjejnë rreth nesh".

Gollnisch është në pritje të vendimit të gjykatës lidhur me akuzat se ka vënë në dyshim Holocaustin. Ai thotë se akuzat se anëtarët e grupit janë fanatikë nuk janë të vërteta. "Ne duam të mbrojmë indentietin tonë kombëtar, kufijtë tanë... Duam të ndryshojmë në të kundërtën rrjedhën e politikave të imigracionit masiv. Ne nuk sulmojmë personalisht emigrantët".

Që Rumania dhe Bullgaria mundësuan krijimin e grupit të Gollnishit... i ka habitur disa, si anëtarin e qëndrës së djathtë Alexander Stubb nga Finlanda. "Paradoksi i gjithë kësaj situate është se pa anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë këta njerëz nuk do të ishin asnjëherë në gjendje të formonin një grup.... dhe ky grup fillimisht ka qënë kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian".

Grupi Identitet, Traditë dhe Sovranitet fillimisht luftoi për të gjetur të përbashkëta midis anëtarëve të tij ku përfshihet ligjvënës të akuzuar për antisemitizëm. Alexander Stubb e përshkruan grupin si të pa zarar. “Në se flasin për racizmin, diskriminimin dhe kundër të drejtave themelore të njeriut, atëherë duhet të fillojmë të shqetësohemi. Por përsa kohë është retorikë dhe pa veprim, nuk do të më shqetësonte aspak”. Për ligjvënësit e parlamentit evropian atëherë, të djathtët ekstrem thjesht thellojnë demokracinë për të cilën ata janë shumë krenarë. Ndërsa për ata që i shqetëson ky grupim, përsa kohë që mbetet i vogël deh qëndron në periferi të politikës, anëtarët e tij mund të flasin sa të duan.

XS
SM
MD
LG