Lidhje

Turqia dënon vrasjen e gazetarit armenas


Gazetat në mbarë Turqinë dënuan vrasjen e gazetarit dhe udhëheqësit të komunitetit armen Hrant Dink. Gazeta e përditshme Hurriyet shkruan në faqen e parë, Vrasësi është tradhëtar kurse titulli kryesor i gazetës Sabah ishte Tradhëtia e Madhe.

Vrasësi dhe motivi pas sulmit mbeten ende të panjohur. Vrasja dje në Stamboll ka shkaktuar habi në mbarë Turqinë ku gazetari i debatueshëm ishte i njohur për kritikat e tij ndaj qëndrimit zyrtar të Turqisë për vrasjet masive të armenasve gjatë Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ankaraja nuk pranon të përdorë termin gjenocid për vrasjet.

Kryeministri turk Recep Tajip Erdohan e dënoi vrasjen dhe premtoi të sjellë vrasësin para drejtësisë. Policia ka filluar të marrë në pyetje disa të dyshuar lidhur me çështjen por nuk ka bërë ende ndonjë arrestim. //rd//

XS
SM
MD
LG