Lidhje

Rrëzohet një helikopter amerikan në afërsi të Bagdatit


Një helikopter ushtarak amerikan u rrëzua në afërsi të Bagdatit, duke shkaktuar vdekjen e të 13 vetave në bord. Ushtria thotë se helikopteri u rrëzua sot në veri-lindje të kryeqytetit irakian. Shkaku i aksidentit nuk është bërë i ditur. Autoritetet kanë dhënë urdhër për hapjen e një procesi hetimor.

Gjetkë në Irak, kryengritësit vranë të paktën 10 vetë, përfshirë edhe një ushtarak të lartë irakian dhe një ushtar amerikan. Autoritetet irakiane thonë se një bombë sot në Mosul la të vrarë një kolonel irakian. Dhuna la të vrarë të paktën 8 irakianë të tjerë përfshirë edhe 7 civilë në Bagdat.

Ushtria amerikane njoftoi sot se një ushtar i saj u vra në veri të Bagdatit nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës. Ushtria njofton se shpërthimi ndodhi kur njësia ushtarake amerikane po kryente patrullime për të ndihmuar në parandalimin e dhunës sektare në atë zonë. //rd//

XS
SM
MD
LG