Lidhje

Tiranë: Koalicioni i djathtë premton ndërhyrje energjike në arsim, urbanistikë dhe në shërbimet për qytetarët

  • Armand Mero

Në Shqipëri, Partia Demokratike, e cila drejton koalicionin e djathtë në pushtet, premton ndërhyrje energjike në sistemin shkollor, urbanistikë dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët.

Të shtunën mbrëma, në hapje të fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor më 18 shkurt, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se e djathta do të realizojë plane urbanistike për të gjitha qytetet kryesore të vendit, ndërtimin e shkollave të reja e moderne, banesa sociale dhe luftë kundër korrupsionit në komunat dhe bashkitë e vendit.

Si kryeministri, ashtu edhe kandidati i së djathtës për bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, ish-ministër i brendshëm, akuzuan disa herë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, rivali i së majtës për kryeqytetin, se nuk e ka drejtuar, por sunduar Tiranën. //az//
XS
SM
MD
LG