Lidhje

Irak: Forcat e koalicionit vrasin 16 terroristë


Ushtria amerikanë në Irak thotë se forcat e koalicionit vranë 16 terroristë dhe ndaluan 10 të dyshuar në operacione të veçanta në Bagdad dhe në zonën e Hadithas.

Trupat amerikane po sulmojnë gjithashtu në mënyrë të balancuar grupet militante Shiite dhe Sunni. Sipas tyre në 45 ditët e kaluara 52 sulme kanë pasur si objektiv forcat e klerikut shiit Moktada al Sadr ndërsa 42 sulme u përqëndruan ndaj rebelëve Sunni.

Zyrtarë irakianë të sigurisë bënë të ditur se të paktën 3 vetë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën në 2 shpërthime me makina bombë në Bagdad.

Sipas zyrtarëve amerikanë, tre ushtarë të tjerë amerikanë u vranë në incidente të ndryshme.

Në qytetin verior Mosul, 5 policë irakianë u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën në shkëmbime zjarri me kryengritësit. //kk//

XS
SM
MD
LG