Lidhje

Moska, kundër vendosjes së sistemit amerikan ndaj raketave


Një gjeneral rus thotë se vendosja e elementëve të një sistemi amerikan kundër raketave në Poloni dhe në Republikën Çeke do të ishte një kërcënim i qartë ndaj Moskës.

Gjenerali Vladimir Popovkin, shefi i forcave ruse të hapësirës, kundërshtoi pohimet amerikane se qëllimi i vetëm i sistemit ishte mbrojtja e Evropës nga raketat ndërkontinentale, të hedhura nga shtetet bërthamore jashtë rajonit. Polonia dhe Republika Çeke kanë rënë dakord të fillojnë diskutime të hollësishme me Uashingtonin lidhur me dislokimin e këtyre sistemeve në territoret e tyre.

Zyrtarët rusë e kanë kundërshtuar vazhdimisht projektin, duke e cilësuar atë si një përpjekje të kamufluar për të ndryshuar balancën strategjike midis Rusisë dhe Perëndimit.//lk

XS
SM
MD
LG