Lidhje

10 kompani i kërkojnë Presidentit Bush të bëjë më shumë për klimën


Presidentët e 10 kompanive të mëdha amerikane i kërkuan Presidentit Bush që të ndërmarrë një qëndrim më të ashpër për të luftuar ndryshimet e klimës.

Në një letër të përbashkët, udhëheqësit e biznesit i kërkuan presidentit që të përkrahë një sistem kufizimesh të detyrueshme për çlirimin e gazeve. Sistemi do t’u jepte mundësi kompanive që të mund të paguanin për të drejtën për të çliruar më shumë gaze nëse nuk e plotësojnë kuotën. Kompani të tjera mund t’i këmbenin sasitë e tepërta duke ulur kështu shpenzimet.

Presidenti Bush ka kundërshtuar vazhdimisht kuotat e detyruara për kompanitë. Ai pritet të flasë për politikat e energjisë dhe mjedisin nesër në fjalimin e përvitshëm për gjendjen e vendit.

Anëtarë të Kongresit të ri të udhëhequr nga demokratët kanë paraqitur disa projekt-ligje me variante të ndryshme për kufizimin e çlirimit të gazeve. //ii

XS
SM
MD
LG