Lidhje

Marti Ahtisari do ta bëjë propozimin për statusin më 2 shkurt


Zyrtarët serbë thonë se i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari do ta paraqesë propozimin e tij të shumëpritur për statusin e Kosovës më 2 shkurt në Beograd dhe në Prishtinë.

Autoritetet thonë se zoti Ahtisari do të shkojë në kryeqytetet e Kosovës dhe Serbisë për t’u paraqitur dy qeverive rivale një paketë e cila synon të mbyllë çështjen më të debatueshme që ka mbetur pa u zgjidhur nga luftrat ballkanike të viteve 90. Propozimi do t’u paraqitet së pari diplomatëve në Vjenë të premten.

Pritet gjerësisht që zoti Ahtisari të propozojë për Kosovën një formë pavarësie, diçka që shqiptarët e kërkojnë por që pakica serbe e kundërshton.//kk//

XS
SM
MD
LG