Lidhje

Hollivud: Shpallen kandidaturat për çmimet Oskar


Një film që e merr temën nga një trio amerikane e viteve 60 dhe 70 ka marrë tetë emërime për çmime Oskar, çmimet më prestigjioze të Hollivudit.

Drama muzikore me titull “Dreamgirls” kryeson në garën e emërimeve të shpallura sot nga Akademia e Filmit në Hollivud. Megjithatë “Dreamgirls” nuk mori emërimin më të lakmuar, atë për kategorinë e filmit më të mirë.

Ky është një film që bazohet mbi jetën e kompleksit muzikor The Supremes, i përbërë nga vajza, të cilat ishin ndër më të suksesshmet për kohën e tyre.

Komediani Edi Mërfi dhe ish ylli i një spektaktli amerikan të tipit reality show, Jennifer Hudson, u emëruan për role të dyta në filmin Dreamgirls.

Një tjetër film tashmë i njohur, “Babel”, mori 7 emërime, duke përfshirë atë të filmit më të mirë.

Ceremonia e çmimeve Oskar do të zhvillohet në Hollivud më 25 shkurt.//kk//

XS
SM
MD
LG