Lidhje

Senatori demokrat Kerri nuk do të kandidojë për postin e Presidentit


Senatori demokrat John Kerry thotë se nuk do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Zoti Kerry ishte kandidat për President i Partisë Demokrate në garën e vitit 2004. Pas humbjes ndaj Presidentit Bush, disa demokratë e kritikuan atë se nuk e kishte mbrojtur veten siç duhej pas disa mesazheve të Partisë Republikane sipas së cilave ai nuk i kishte merituar medaljet që kishte fituar gjatë Luftës së Vietnamit.

Nëntë demokratë kanë shpallur deri tani kandidaturën apo kanë shprehur synimin për të hyrë në garën presidenciale, në krye të të cilëve ish-zonja e parë Hillary Clinton dhe senatori Barack Obama.

XS
SM
MD
LG