Lidhje

Vdes shkrimtari polak Ryszard Kapuscinski


Shkrimtari dhe gazetari polak Ryszard Kapuscinski, i njohur në mbarë botën për shkrimin e kronikave të luftrave botërore, vdiq dje, në Varshavë, në moshën 74-vjeçare.

Kapuscinski e filloi karrierën e tij në fund të viteve ‘50, si korrespondent i agjencisë polake të lajmeve, PAP, duke mbuluar dhjetra konflikte, grushte shteti dhe revolucione në mbarë botën. Mes librave të tij më të njohur, të përkthyer në 30 gjuhë të botës, është “Perandori”, që përshkruan rënien e Haile Selasi-t në Etiopi. “Shahu i shehëve” përshkruan përmbysjen e shahut të Iranit dhe libri tjetër, “Perandoria”, është një kronikë e shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Kapuscinski lindi në vitin 1932 në qytetin Pinsk, që tani i përket Bjellorusisë.

XS
SM
MD
LG