Lidhje

Në Zvicër mbahet Forumi i Ekonomisë Botërore


Zyrtarë të lartë nga 90 vende diskutuan në ditën e dytë të forumit të përvitshëm për ekonominë botërore në Zvicër rreth çështjeve ndërkombëtare, përfshi Lindjen e Mesme dhe globalizimin.

Gjatë komenteve të hapjes së takimit dje në Davos, kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për tregti të liberalizuar dhe tha se askush nuk duhet të trembet nga globalizimi.

Zonja Merkel mbajti fjalimin kryesor të forumit si presidente e Grupit të tetë vendeve më të industrializuara. Ajo tha se të gjitha vendet përfitojnë nga rregulla më të drejta tregëtare, sidomos Afrika, ku tha ajo, rregulla të arsyeshme ekonmomike do pakësojnë vuajtjet.

Kancelarja Merkel tha se protektionizmi, ku shtete krijojnë barriera për të mbrojtur veten nga ndryshimet ekonomike, janë përgjigje e gabuar në shtrirjen e ekonomisë globale. Zonja Merkel tha se bota duhet t’u thotë jo kufizimeve të tilla.

XS
SM
MD
LG