Lidhje

Rusia do të ndërtojë katër reaktorë bërthamorë në Indi


Rusia ka rënë dakord të ndërtojë katër reaktorë bërthamorë në Indi, për ta ndihmuar këtë vend të plotësojë nevojat në rritje për energji. Agjencitë bërthamore të të dy vendeve nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi në Nju Delhi, pas një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit indian Manmohan Singh. Disa nga reaktorët bërthamorë do të ndërtohen në qytetin jugor të Indisë, Kudankulam, ku Rusia e ka filluar ndërtimin e dy reaktorëve.

Marrëveshja me Rusinë pason një marrëveshje të rëndësishme që India nënshkroi vitin e kaluar me Shtetet e Bashkuara, e cila mundëson dërgimin e lëndës djegëse dhe teknologjisë bërthamore në Indi, për synime civile. Marrëveshja i dha fund ndalimit për 30 vjet të eksporteve amerikane në Indi, për të ndihmuar në moslejimin e përhapjes së armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG