Lidhje

Shtytje për rigjallërimin e negociatave të paqes për Lindjen e Mesme


Presidenti palestinez Mahmud Abazi dhe Ministrja e Jashtme izraelite Tzipo Livni shprehën shpresë për rigjallësimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Zoti Abas tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, se ka ardhur koha që paqja të bëhet realitet. Ai bëri thirrje për fillimin e negociatave serioze.

Zonja Livni tha se negociatat midis Izraelit dhe palestinezëve duhet të bazohen në vizionin e dy shteteve. Ajo tha se një shtet palestinez nuk është një iluzion, por një synim i realizueshëm. Por po ashtu ajo theksoi se bërja e kompromisit me terroristët nuk do të djellë paqe në rajon.

Zoti Abaz tha se paqja mund të arrihet shpejt, bazuar në planin ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme që parashikon krijimin e dy shteteve. Ministrja e jashtme izraelite bëri thirrje për një proces hap pas hapi.

XS
SM
MD
LG