Lidhje

Vienë: Ahtisaari, Grupit të Kontaktit propozimin për statusin e Kosovës


Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari pritet t’u paraqesë të premten në mesditë në Vjenë përfaqësuesve të vendeve-anëtare të Grupit të Kontaktit, në një takim me dyer të mbyllura, propozimin e tij për statusin përfundimtar të Kosovës.

Zoti Ahtisaari pritet t’ua japë palëve në Prishtinë dhe Beograd propozimin më 2 shkurt.

Autoritetet në Prishtinë kërkojnë që procesi i statusit të vazhdojë me shpejtësi pa shtyrje të mëtejshme ndërkohë që presin që propozimi i zotit Ahtisaari të sjellë më në fund shkëputjen e plotë të Kosovës nga Serbia. Serbët e Kosovës e kundërshtojnë pavarësinë dhe kërkojnë që Kosova të mbetet me çdo kusht pjesë e Serbisë. //az//
XS
SM
MD
LG