Lidhje

Shqipëri: Presidenti Moisiu shpreh shqetësim për sigurinë në gjykata


Në Shqipëri, presidenti Alfred Moisiu dhe përfaqësues të lartë të sisitemit të drejtësisë shprehën shqetësimin për nivelin e sigurisë në gjykatat e vendit, pas incidentit të pak javëve më parë, kur një person qëlloi në Fier ndaj gjykatëses në sallën e gjyqit.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, presidenti Moisiu deklaroi se nuk mund të lejohet që elementë të papërgjegjshëm të marrin kurajon për të goditur shtetin.

Ai u shpreh se ndërsa kërkohet rritja e nivelit nga gjykatësit, duhet që nga ana tjetër shteti t’u ofrojë atyre garanci për mbrojtjen e jetës së tyre dhe familjeve të tyre. Ai shprehu keqardhjen që në mbledhjen e sotme kur diskutohej një ështje e tillë, Ministri i Drejtësisë që përfaqëson Ekzekutivin në këtë këshill, nuk ishte i pranishëm.

Shqetësim është shprehur edhe nga kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi, sipas të cilit shkurtimet në polici kanë prekur efektivat që merren me sigurinë në gjykata, duke kërkuar që në institucionet e drejtësisë të vihen njerëz të specializuar për mbrojtjen e tyre. Ndërsa nënkryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë Ilir Panda, u shpreh se rastet e cënimit të sigurisë së gjyqtarëve nuk janë incidente por atentate të rënda ndaj sistemit të Drejtësisë.//lk

XS
SM
MD
LG