Lidhje

NATO-ja do të luftojë kundër forcave talebane në Afganistan


Ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të marrin përsipër luftën kundër forcave talebane në Afganisan. Sekretari i Përgjithishëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer, tha se ministrat që u takuan në Bruksel, u zotuan për dërgimin e forcave shtesë për të ndihmuar në rindërtimin dhe zhvilllimin e Afganistanit.

Ai tha se çështja e dërgimit të trupave shtesë do të diskutohet në një takim të Aleancës në Sevilje të Spanjës, muajin e ardhshëm. Më parë, një zëdhënës i NATO-s tha se aleatët po ashtu u zotuan për shkallëzimin e bashkëpunimit, me premtimin për shtimin e fondeve.

Ai tha se pjesëmarrësit në takim e mirëpritën ofertën e Sekretares amerikane të Shtetit Kondoleiza Rajs për një paketë ndihmash prej 10,6 miliardë dollarësh për Afganistanin.

Ndihma synon fuqizimin e forcave afgane të sigurisë, që përballen me një shkallëzim sulmesh nga talebanët. Bashkimi Evropian sot bëri të njohura planet për t’i dhënë Afgansitanit rreth 780 milionë dollarë ndihma gjatë 4 vjetëve të ardhshëm.//lk

XS
SM
MD
LG