Lidhje

Presidenti Bush: Politika amerikane synon mbrojtjen e trupave


Ka njoftime se Presidenti Bush ka autorizuar ushtrinë amerikane të vrasë, ose të kapë luftëtarë iranianë që veprojnë në Irak.

Gazeta "The Washington Post" citon zyrtarë amerikanë, sipas të cilëve kjo masë është pjesë e strategjisë për të dobësuar ndikimin e Iranit në rajon dhe për të detyruar Teheranin të heqë dorë nga veprimtaritë e tij bërthamore.

Kur u pyet lidhur me artikullin e "Washington Postit", presidenti Bush tha sot se politika amerikane është mbrojtja e trupave amerikane. Presidenti shtoi se do të ishte gabim të mendohej se një gjë e tillë do të thotë shtrirje e konfliktit matanë kufijve të Irakut.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se ndihmon me stërvitje dhe bazë materiale kryengritësit irakianë dhe në bastisjet amerikane gjatë javëve të fundit janë ndaluar një numër zyrtarësh iranianë. Irani i ka dënuar operacionet dhe i ka kërkuar Irakut të lirojë shtetasit e tij.//lk

XS
SM
MD
LG