Lidhje

Dep. i Shtetit: SHBA mbështet një zgjidhje që merr parasysh faktet e veçanta që kanë të bëjnë me  Kosovën dhe gjendjen në terren


Të shtunën, në konferencën ditore të shtypit në Departamentin e Shtetit, zëdhënësi Sean McCormack tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një zgjidhje në përshtatje me faktet e veçanta që kanë të bëjnë me Kosovën dhe gjendjen në terren.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk shikojnë ndonjë rast që të shërbejë si model për vendimet që mund të merren lidhur me çështjen e Kosovës. “Ky është një rast i veçantë”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, McCormak, tha më tej se i dërguari i posaçëm i OKB-së, ish-presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, e ka informuar tashmë Grupin e Kontaktit se për çfarë do të bisedojë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë.

Zoti McCormak iu shmang komenteve për përmbajen e planit të zotit Ahtisari, por tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e tij.

Ai tha se është me rëndësi që Grupi i Kontaktit të ruajë unitetin dhe se Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjithë anëtarëve të këtij grupi të mbështesin punën dhe propozimet e zotit Ahtisari.

Zoti Ahtisari do t’ua paraqesë planin e tij më 2 shkurt Prishtinës dhe Beogradit. //az//

XS
SM
MD
LG