Lidhje

Vazhdon dhuna në Irak


Policia irakiane thotë se sulmet në Bagdat shkaktuan vdekjen e të paktën 15 vetëve, ndërsa shpërthimet me makina-bombë në Kirkuk, në veri të vendit, lanë 16 të tjerë të plagosur.

Zyrtarët thonë se bombat shpërthyen në Kirkuk pranë një ekspozite makinash në një lagje kurde.

Në Bagdat, policia thotë se persona të armatosur i zunë pritë një automjeti me të cilin po udhëtonte drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë në lagjen Yarmuk të Bagdatit. Edhe e bija e zyrtarit, shoferi dhe roja personale gjetën vdekjen.

Po sot, mortajat goditën një shkollë për vajza në një lagje suni të kryeqytetit duke vrarë të paktën 4 vajza.

Në qytetin e shenjtë Najaf, zyrtarët irakianë thonë se trupat e mbështetura nga helikopterët amerikanë kanë kryer luftime ndaj kryengritësve suni që kishin në plan të vrisnin klerikët shiitë gjatë një feste të shenjtë shiite. Zyrtarët irakianë thonë se një helikopter amerikan u rrëzua në këtë qytet. Ushtria amerikane nuk ka bërë komente. Ushtria thotë se tre trupa të tjera amerikane u vranë në Irak. //kk//

XS
SM
MD
LG