Lidhje

Vazhdojnë luftimet mes fraksioneve palestineze në Rripin e Gazës


Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 2 vetë gjetën sot vdekjen në ditën e dytë të luftimeve ndërmjet fraksioneve në Rripin e Gazës.

Viktimat e fundit e çojnë në 20 numrin e palestinezëve të vrarë që dje në luftime ndërmjet grupit Hamas në qeveri dhe lëvizjes Fatah të Presidentit Abaz.

Të dyja grupet thonë se diskutimet për formimin e një qeverie uniteti janë pezulluar. Por negociatorët thonë se përpjekjet do të vazhdojnë për të kthyer Hamasin dhe Fatahun në bisedime.

Prej muajsh Presidenti palestinez Abaz dhe udhëheqësit e Hamasit përpiqen të formojnë një qeveri uniteti. Ata shpresojnë se qeveria e re do të japë mundësi për rifillimin e ndihmave ndërkombëtare për palestinezët, të cilat u ndërprenë kur Hamasi mori pushtetin një vit më parë. //kk//

XS
SM
MD
LG