Lidhje

Portret i themeluesit të Korporatës amerikane Bose


Shpikjet kanë lindur nga nevoja e njerëzve. Kur ishte i ri, Amar Bose, sot sipërmarrës i fuqishëm, bleu një sistem të ri stereo, por nuk mbeti i kënaqur nga cilësia e zërit. Zhgënjimi e frymëzoi atë që të krijonte Korporatën Bose, e cila edhe sot, është mes prodhuesve më cilësore të pajisjeve audio.

Emri Bose është sinonim me tingulllin e shkëlqyer. Sistemet e televizioneve me ekran të madh, radiot, altoparlantët dhe kufjet, prodhime te kesaj firme, lakmohen së tepërmi për cilësinë e tingullit të zërit, që është shumë pranë atij real. Krijuesi i kësaj teknologjie është indiano-amerikani Amar Bose, që është edhe themeluesi dhe drejtuesi i Korporatës Bose. 77-vjecari Bose i vazhdon edhe sot zbulimet e tij teknologjike në zyrat e kompanisë që mban emrin e tij, në shtetin e Masachusetsit.

“Eshtë një kënaqësi e madhe të vihesh në kërkim të së panjohurës dhe të përpiqesh t’i kapërcesh kufijtë e asaj që nuk e njohim sot”.

Amar Bose ka përse të ndjehet krenar: ai është mes 400 amerikanëve më të pasur sipas revistës Forbes dhe ka më tepër se 24 patenta në fushën e akustikës. Edhe me krijimin e korporatës së tij në vitin 1964, Bose ishte pionier në këtë fushë.

“Unë përcaktova disa politika, të cilat ishin të pazakonta në atë kohë dhe që patën ndikim tek kompania. Njëra ishte se nuk do të kishte moshë për dajen në pension të punonjësve, me kushtin, në se duan të punojnë dhe në se janë të aftë të punojnë. Kjo politikë nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në vitin 1964”.

Katër dekada më vonë, Korporata Bose vazhdon të jetë një kompani private, ku një përqindje e konsiderueshme e fitimeve riinvestohen për kërkime.

Amar Bose ka edhe një pasion tjetër: mësimdhënien. Ai studjoi për inxhinieri elektrike në Universitetin prestigjoz Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit, MIT, ku ai edhe ka dhënë mësim deri në vitin 2 mijë.

“Punoja shumë në atë kohë, kisha në katedër 35 profesorë dhe kisha zgjedhur më të mirët. Më ishte dhënë mundësia të zgjidhja nga i gjithë universiteti dhe ne e zhvillonim mësimin shumë më ndryshe se sa më parë”.

Kjo metodë u pëlqye shumë nga studentët. Ja si shprehet profesori i MIT-së, David Perreault.

“Ai ishte lektor i mrekullueshëm, jo vetëm se ishte në gjendje ta mbulonte të gjithë teknologjinë teknike me detaje, por e shoqëronte mësimdhënien edhe me anektoda dhe histori që të lejonin ta shihje në tërësi inxhinierinë, mendimin krijues dhe si ta coje atë më tej, në praktikë”.

Amar Bose lindi në Filadelfia në vitin 1929 në një familje emigrantësh nga India. 8 dekada më vonë, ai vazhdon të prodhojë produkte të reja dhe nuk po tregon ende asnjë shenjë ngadalësimi./al/

XS
SM
MD
LG