Lidhje

Kabineti izraelit emëron ministrin e parë arab të vendit


Kabineti izraelit emëroi me shumicë votash ministrin e parë arab të vendit.

Raleb Majadele nga Partia Laburiste e qendrës së majtë, u emërua sot si ministër pa portofol në një nga mbledhjet e kabinetit Jeruzalem. Vetëm ministri ultra-nacionalist, Avigdor Liberman, votoi kundër emërimit.

Laburistët emëruan 53 vjeçarin Majadele si ministër për të barazpeshuar influencën e zotit Liberman, një figurë ultra-nacionaleste, i cili u emërua në kabinet vitin e kaluar. Kritikët e akuzojnë zotin Liberman për racizëm lidhur me komentet e tij ndaj arabëve izraelitë dhe palestinezëve.

Zoti Liberman përkrah idenë e dëbimit të palestinezëve nga disa territore të Bregut Perëndimor dhe rivendosjen e kufijve duke lënë jashtë komunitetet arabe.

Pasi zoti Majadele të bëjë betimin, ai do të jetë ministri i parë mysliman arabo-izraelit në historinë e Izraelit. Arabët izraelitë përbëjnë 20 përqind të popullsisë së Izraelit. Shumë prej tyre ankohen për diskriminim nga shumica hebre e vendit. //kk//

XS
SM
MD
LG