Lidhje

Berisha: Mbyllja e centralit në Bullgari, penalizon rajonin


Në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha tha sot se mbyllja e centralit bërthamor në Bullgari si pasojë e një detyrimi të këtij vendi ndaj anëtarësimit të tij në BE ka dëmtuar rëndë tregun energjitik të rajonit të Ballkanit.

Kryeministri Berisha i cili priti gjatë paradites në Tiranë homologun e tij bullgar Sergei Stanishev i bëri thirrje Bashkimit Evropian të rishikojë këtë vendim. Madje sipas ti,j e njëjta tekonologji është ende në funksion në disa vende të BE.

"Më shumë se sa vetë Bullgaria – tha zoti Berisha - si pasojë e mbylljes së centralit është penalizuar rajoni i cili për shkak të zhvillimit të shpejtë ekonomik ka një nevojë në rritje për burime energjitike."

Shqipëria prej gati dy muajsh po përjeton një krizë të rëndë energjitike. Furnizimi i popullatës po mbështetet në pjesën më të madhe nga importet për të ruajtur nivelet e ulta të ujërave në basenet e hidrocetraleve, për të mos i cuar ato drejt pikës së vdekjes.

Kryeministri bullgar Stanishev duket se po kërkon aleatë në vendet e rajonit që kanë probleme me energjinë, për të ndikuar në vendimmarrjen e Brukselit. Ai tha se këto vende duhet të informojnë komisionin evropian në mënyrë që të merren masa, duke deklaruar se në gjendjen aktuale, nuk mund të ndihmojë dot Shqipërinë me energji.

Bullgaria ka qenë një ndër eksportueset më të mëdha të energjisë elektreike në rajonin e Evropës Juglindore.//lk

XS
SM
MD
LG