Lidhje

Shefer u bën thirrje për dialog udhëheqësve të Maqedonisë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hup Shefër u bëri thirrje udhëheqësve të Maqedonisë që të angazhohen në dialog politik, ndërsa vendi përpiqet të sigurojë anëtarësinë në aleancë dhe në Bashkimin Evropian.

Agjencia maqedonase e lajmeve bëri të ditur se zyrtari i lartë i NATO-s e bëri këtë thirrje në Bruksel pas bisedimeve me presidentin maqedonas, Branko Cërvenkovski. Sipas agjencisë së lajmeve, udhëheqësi maqedonas pranoi se mungon një dialog i tillë midis grupeve të pozitës dhe opozitës në vendin e tij. Megjithatë ai shfaqi shpresë që grupet politike do t’i kuptojnë më në fund përgjegjësitë e tyre dhe të fillojnë dialogun.

Zoti Cërvenkovski mbështeti gjithashtu thirrjen që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri të gjitha vendeve fqinje me Kosovën, që të mbështesin porpozimet e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Ai tha se Maqedonia do të mbështesë të gjitha përpjekjet për garantimin e qëndrueshmërisë në rajon. Zoti Cërvenkovski e vazhdon vizitën e tij në Bruksel nesër, me takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian.//lk

XS
SM
MD
LG