Lidhje

Irak: Vriten të paktën 36 vetë në disa shpërthime


Zyrtarët irakianë thanë se të paktën 36 vetë u vranë në shpërthime që kishin si objektiv myslimanët shiitë gjatë ritualeve të ditës së Ashures. Policia tha se të paktën 23 persona u vranë dhe gati 60 të tjerë u plagosën, kur një person hodhi veten në erë, në afërsi të një xhamie shiite në një qytet në kufi me Iranin.

Në qytetin tjetër fqinj të Kanakit, të paktën 13 persona u vranë nga shpërthimi i një bombe, ndërsa shiitët po hynin në një xhami. Në Bagdat, të paktën pesë pelegrinë shiitë u vranë kur makina e tyre u sulmua. Gjithashtu në kryeqytet, nga sulmet me mortaja në një lagje suni u vranë të paktën 10 vetë.

Ndërkohë, mijëra ushtarë irakianë dhe policë po dislokohen përreth qytetit të Karbalës, ku gati dy milion pelegrinë shiitë ishin mbledhur për festën. Ashurja përkujton vrasjen në shekullin e shtatë të Imamit Husein, nipi i profetit Muhamed.//lk

XS
SM
MD
LG