Lidhje

Garë për mënyrat e transportimit të energjisë


Zbulimet më të mëdha të naftës dhe gazit në 25 vjeçarin e fundit kanë qenë larg tregjeve botërore, në rajonin e Detit Kaspik të Azisë Qëndrore. Ndërkohë që kërkesat janë në rritje dhe çmimet e naftës kanë arritur nivele rekord, gara tani te mënyra e transportimit të energjisë së Detit Kaspik drejt tregjeve botërore.

Interesat janë shumë të mëdha. Kazakistani, ish-republika e mbyllur sovietike, ka rezerva më të mëdha gazi natyror dhe nafte se Alaska ose Deti i Veriut. Por sjellja e naftës ose gazit natyror në tregjet botërore nuk është e lehtë. Xhulia Nanai, analiste për energjinë në Uashington, thotë se me përfundimin e naftësjellësit Baku – Tbilisi – Ceihan, që lidh Kaspikun me Mesdheun, Turqia, ashtu si Rusia, është tani një qendër eksportimi.

Qendra e dytë e zhvilluar gjerësisht me ndihmën e Shteteve të Bashkuara është Turqia. Tani e tutje rëndësia e Turqisë nuk mund të nënvlerësohet.”, - thotë ajo.

Turqia, aktualisht eksporton naftën e papërpunuar të Kaspikut, nga porti i Ceihanit dhe shpreson të eksportojë një ditë në Evropë edhe gazin natyror. Avantazhi i madh i portit të Ceihanit është se anijeve të mëdha naftëmbajtëse nuk u duhet të kalojnë nëpër ngushticat turke me trafik të madh, që lidhin Mesdheun me Detin e Zi. Por një qytet bregdetar rus në Detin e Zi mbetet qendra kryesore e eksportit. Ndërkohë që nafta e Kazakistanit planifikohet të trefishohet në dekadën e ardhëshme,

Rusia kërkon që shumica e eksporteve të kalojnë nëpërmjet portit të Novorosijskut. Marshall Goldman, i Universitetit të Harvardit, shqetësohet se Rusia po krijon një pozitë dominuese mbi energjinë që furnizon Evropën.

Nafta sjell të ardhurat financiare, ndërsa naftësjellësit sigurojnë pushtetin politik.”

Zoti Goldman thotë se nafta, gazi dhe tubacionet e naftës i japin sot Rusisë fuqinë më të madhe në historinë e saj. Presidenti i Rumanisë, Trajan Bësesku, i cili kërkon ndërtimin e një tubacioni për eksportimin e naftës së Kaspikut nëpërmjet Rumanisë, thotë se gjigandi energjitik rus shtetëror, Gazprom, ka fuqi të barabartë me ushtrinë e kuqe 60 vjet më parë.

"Ky monopol duhet të zëvendësohet me konkurencën e lirë për furnizimin e Evropës me energji.”,- thotë ai.

Administrata të njëpasnjëshme amerikane kanë theksuar konkurencën dhe mënjanimin e monopoleve. Analistja e naftës, Xhulia Nanai, thotë se meqënëse Azia është tani tregu i naftës që po zhvillohet më shpejt, Kazakistanit do t’i duhet të studiojë mundësinë për eksportimin e naftës drejt lindjes.

“Për momentin varianti me kosto më të ulët për Kazakistanin është të dërgojë naftën në Kinë”,-thotë ajo.

Një tubacion i ri po transporton tashmë një pjesë të naftës së Kaspikut në Kinën Perëndimore dhe janë në plan të ndërtohen naftësjellës të tjerë.//lk

XS
SM
MD
LG