Lidhje

Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria, marrëveshje për AMBO-n

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria e nënshkruan sot në Shkup konvenëtën për naftsjellësin AMBO. Naftsjellësi ka një gjatësi prej 894 km. Dy pompa do të jenë në Bullgari dhe nga një në Shqipëri e Maqedoni. Do të ketë një kapacitet prej 750 mijë fuçi në ditë. Vlera e investimit të këtij projekti kap shifrën prej 1 miliardë e dyqind milionë dollarësh.

Ministrat e tre vendeve ballkanike, në të cilat do të kalojë naftsjellësi AMBO, vlerësojnë se do të ketë një përparim të përgjithshëm në këtë pjesë të Ballkanit, me realizimin e projektit AMBO.

Ministrat e çështjeve ekonomike të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë e nënshkruan Konventën në Shkup, në praninë e drejtorit të Konsorciumit AMBO. Drejtori i konsorciumit AMBO, Ted Ferguson vërejti se nënshkrimi i konventës bëhet ndërmjet tre shteteve dhe jo me AMBON, ndërsa tha se nënshkrimi duhet të pasojë shumë negociata në nivel ekspertësh të këtyre vendeve.

Korridori nëpër Maqedoni do të kalojë nga Deve Bairi, te kufiri me Bullgarinë në jug, në Veles dhe jugperëndim në Krushevë, deri te fshati Llakaicë te kufiri me Shqipërinë dhe jo siç paramendohej më parë, se do të kalonte nëpër vendbanime të Maqedonisë perëndimore.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar një protokoll të dyanshëm për pikat e hyrjedaljes së naftëjsellësit. Zoti Ferguson paralajmëroi se ekspertë të kompanisë do të vijnë në rajon për të bërë vlerësimet rreth punëve ndërsa studimet fillestare do të marrin rreth gjashtë muaj dhe më pas do të fillojnë punimet e inxhinierëve dhe porosia e materialeve bazë.

Maqedonia pret që kompani vendore të specializuara të kyçen në kryerjet e punimeve të korridorit. Ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Energjitikës Genc Ruli thekson rëndësinë e rrjetit të korridorerve evropiane, në këtë kuadër korridorin numër tetë që ka për intregrimet evropiane të vendeve nëpër të cilat kalon.

Ministri Ruli tha se ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit të mëtejmë të infrastrukturës strategjike për transportin e naftës nga rajoni i Kaspikut, për në vendet e Ballkanit dhe Evropë:

“Përfitimi është jo vetëm në termat financiarë por ka të bëjë edhe me konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”- tha ai.

Ministrja maqedonase e Ekonomisë, Vera Rafajllovska, tha se pëfitimet e vendeve të përfshira drejtpërdrejt në këtë projekt do të jenë në fushën e tatimeve tranzitore për naftën e papërpunuar, ndërsa Maqeodnia do të fitojë rreth 30 milionë dollarë në vit.

Ministri bullgar për Zhvillimin Rajonal, Asen Gagauzov, thotë se projekti do të nxisë vende të reja pune në linjën Burgas-Vlorë. Zoti Ferguson, ndërkohë, paralajmëroi fundin e vitit 2008, si periudhën kur duhet të fillojnë punët rreth ndërtimit, ndërsa procesi i ndërtimit do të zgjasë rreth 2 vjet e gjysëm. Mbase kah fundi i vitit 2010, apo në çerekun e dytë të 2011-ës komisoni i naftsjellësit do të mbushë anijen e parë cisternë me naftë, tha drejtori Ferguson.//lk

XS
SM
MD
LG