Lidhje

Del Ponte, përsëri thirrje BE-së të mos rifillojë bisedimet me Serbinë


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës, Karla del Ponte, i bëri përsëri thirrje Bashkimit Evropian që të mos rifillojë bisedimet me Serbinë për marrëdhënie më të ngushta, para se ajo të arrestojë dhe ekstradojë të dyshuarit kryesorë për krime lufte.

Kryeprokurorja del Ponte tha se autoritetet serbe nuk kanë bërë asgjë për të arrestuar ish komandantin e lartë të forcave serbe në Bosnje-Hercegovinë, Ratko Mlladiç.

Zonja del Ponte tha se një plan veprimi për arrestimin e tij, që u njoftua vitin e kaluar, nuk është asgjë tjetër, veçse "një perde tymi", siç u shpreh ajo. Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara i bëri këto komente për gazetarët sot në Bruksel, pas bisedimeve që zhvilloi me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana.//lk

XS
SM
MD
LG