Lidhje

Mëngjesi i lutjeve në Shtetet e Bashkuara


Presidenti Bush tha se mëngjesi i lutjeve flet për fuqinë e vërtetë të Amerikës.

Në fjalimin e tij sot me rastin e 55 vjetorit të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve, zoti Bush tha se megjithëse qytetarët amerikanë vijnë nga besime të ndryshme, ata ndajnë bindjet e thella në besimin e tyre. Ai lavdëroi ushtarakët amerikanë në zonat e luftës në mbarë botën dhe ngriti lart Amerikën si një vend që nxjerr njerëz me kurajo, të cilët janë gati të mbrojnë vendin e tyre.

Më parë folësi kryesor, Doktor Francis Collins tha se feja nga shkenca nuk janë ide të ndryshme por plotësuese të njëra-tjetrës. Drejtues i projektit të gjenomit Collins tha se zbulimet shkencore i japin tani botës një mundësi të paparë për të zgjidhur shumë probleme madhore shëndetësore. Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve është një aktivitet i përvitshëm ku marrin pjesë presidenti, anëtarë të kongresit dhe udhëheqës nga mbarë bota. //rd//

XS
SM
MD
LG