Lidhje

Vdekja e policit italian detyron pezullimin e ndeshjeve të futbollit


Zyrtarët e futbollit italian kanë pezulluar pa afat të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare pas vrasjes së një polici në një përledhje mes tifozave në Catania të Siçilisë.

Autoritetet thonë se polici 38 vjeçar vdiq pasi makina e tij u godit me një bombë artizanale, e cila i plasi policit në fytyrë. Dhjetra vetë u plagosën dhe policia arrestoi të paktën 40 veta.

Dhuna shpërtheu fillimisht në stadium. Ndeshja mes skuadrave të Catanias dhe Palermos u pezullua për afro një orë ndësa policia përdori gaz lotsjellës për të vënë nën kontroll turmën. Pas ndeshjes trazirat vazhduan në rrugë.

Autoritetet besojnë se incidenti ishte planifikuar nga një nga tifozat. Vdekja e policit ishte e dyta në më pak se një javë në një ndeshje futbolli në Itali.

XS
SM
MD
LG