Lidhje

121 të vrarë në Bagdat nga shpërthimi i një kamioni-bombë


Policia irakiane thotë se një kamion-bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 121 vetëve në Bagdat dhe plagosi afro 225 të tjerë.

Kamioni shpërtheu sot në një treg ushqimesh në lagjen e qytetit të banuar kryesisht nga shiitët. Shpërthimi mbuloi zonën me tym dhe shkatërroi tezga dhe dyqane në treg.

Ndërkaq në Kirkuk, një seri autobombash lanë të vdekur të paktën 4 vetë dhe plagosën 40 të tjerë. Policia thotë se një sërë bombash u aktivizuan pranë zyrave të Masud Barzanit të Partisë Demokratike Kurde, udhëheqës i rajonit autonom kurd të Irakut.

Gjetkë në veri të vendit, autoritetet thonë se kryengritësit ekzekutuan katër pjesëtarë të një njësie speciale të policisë në qytetin Samara. Sulmet u kryen ndërkohë që Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani, bëri thirrje që t’i jepet fund konfliktit sektar dhe të vendoset uniteti mysliman. //rd//

XS
SM
MD
LG